Ministria e Arsimit në Kosovë ka nxjerrë vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vitit shkollor 2022-2023.
Sipas këtij vendimi ditët e humbura gjatë grevës së SBASHK-ut, do të kompensohen të shtunave deri në janar të 2023.
Kompensimi do të nis nga kjo e shtunë më 15 tetor 2022.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook.





