Ministria e Arsimi ka publikuar sot strukturën e vitit shkollor 2021-2022 për sistemin arsimor parauniveristar.
Mësohet se viti shkollor për arsimin bazë do të fillojë më 13 shtator dhe mbaron në 8 qershor. Ndërsa mësimi për gjimnazet do të fillojë më 13 shtator dhe mbarojnë në 15 qershor 2022.
Njoftimi i Ministrisë së Arsimit:
Struktura e vitit shkollor 2021-2022 të jetë si me poshte:
1. Ne arsimin baze:
a) Mesimet fillojnë me 13 shtator 2021 dhe mbarojne me 8 qershor 2022
b) Pushimet fillojne 24 dhjetor 2021 dhe mbarojne me 4 janar 2022
c) Provimet kombëtare të arsimit baze zhvillohen në periudhën 9.30 qershor 2022.
2. Ne arsimin e mesëm te larte:
a) Mesimet fillojnë me 13 shtator 2021 dhe mbarojnë me 15 qershor 2022
b) Per maturat, mësimet fillojnë më 13 shtator 2021 dhe mbarojnë me 1 qershor 2022
c) Pushimet fillojne me 24 dhjetor 2021 dhe mbarojnë me 4 janar 2022.
c) Provimet e Matures Shtetërore zhvillohen në periudhën 2-30 qershor 2022
3. Ne arsimin profesional:
a) Mësimet fillojne më 13 shtator 2021
b) Nxënësit e klasave të 10-ta për të gjitha strukturat, nxënësit e klasave të 12-ta per strukturën, 22 si dhe nxënësit e klasave të 11-ta dhe te 12-ta për strukturen 4- vjeçare perfundojnë mesimet me 15 qershor 2022
e) Nxënësit e klasave te 11-ta dhe të 12-ta per strukturën 2+1+1 dhe nxenesit e klasave të 11-ta për strukturën 2-2 përfundojnë mësimet më 1 qershor 2022
ç) Per te gjithe nxenesit maturante, viti shkollor perfundon me 20 maj 2022
d) Pushimet fillojne me 24 dhjetor 2021 dhe mbarojnë me 4 janar 2022
dh) Provimet përfundimtare për kualifikimet profesionale te Nivelit II dhe III a





