16 korrik 2015 – Viti i ri shkollor për arsimin bazë do të nisë më 14 shtator 2015 dhe do të mbyllet më 10 qershor 2016.

Ky është urdhri që publikoi sot Ministria e Arsimit për strukturën e vitit të ri shkollor parauniversitar 2015­-2016.

Ndërsa për arsimin e mesëm, viti shkollor do të nisë më 14 shtator dhe do të mbyllet më 17 qershor 2016.

Provimet e lirimit do të zhvillohen në periudhën 11-30 qershor 2016 për arsimin bazë.

Provimet e maturës shtetërore do të zhvillohen nga data 4-30 qershor 2016.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/