TIRANË, 12 shtator 2013 – Vetëm gjatë muajit gusht 2013 kompania grosiste e karburanteve Elda fitoi 26 kontrata me para publike. Sikurse bën të ditur Këshilli i Ministrave gjatë muajit gusht 2013 Ministria e Brendshme zhvilloi tenderët e furnizimit me karburante në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të varësisë për 4 muajt e fundit të vitit kur as kryeministri Sali Berisha as ministri Flamur Noka nuk do të jenë më në detyrë. Nga njoftimet e enteve apo agjencive publike në emër të të cilave janë zhvilluar tenderët, janë nënshkruar 26 kontrata për gazoil D1 me kompaninë Europetrol Durrës Albania sha, me seli qendrore në Tiranë dhe depozita në portin e karburanteve në Porto Romano të Durrësit. Ja se cilët do të furnizojë me gazoil “Elda” sikurse njihet ndryshe Europetrol Durrës Albania sha: Ujësjellës-Kanalizimeve Krujë Sha me fondin 918 000 lekë me marzh fitimi 14 lekë / litër; Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Vlorë me fondin 554 400 lekë; Reparti Inspektim Shpëtim Miniera me fondin 1 200 000 lekë; Prefektura Qarku Korçë me fondin 1 430 000 lekë; Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Kukës me fondin 515 833 lekë; Drejtoria e Spitalit Rajonal Dibër me fondin 3 120 000 lekë; Instituti i Shëndetit Publik me fondin 757 583; Drejtoria Arsimore Rajonale Berat me fondin 583 333 lekë; Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Korçë me fondin 1 424 000 lekë; Instituti i Mjekësisë Ligjore me fondin 825 000 lekë; Drejtoria e Shëndetit Publik Devoll me fond 621 000 me marzh fitimi 19.35 lekë / litër; Drejtoria e Shëndetit Publik Mat me fond 400.000 lekë; Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Lezhë me 949 234 lekë; Drejtoria e Përgjithshme Ujësjellës Kanalizime me fond 683 333 lekë; Instituti i Ndërtimit Tiranë me fond 1 312 500 lekë; Enti Shtetëror i Farërave-Fidanëve me fond 525 000 lekë; Garda e Republikës me fond 10 809 779 lekë; Agjencia Kombëtare e Duhan-Cigareve me fond 674 000 lekë; Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë me fond 4 594 285 lekë; Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me fond 18 717 161 lekë; Ministria e Shëndetësisë me fond 4 586 633 lekë; Drejtoria e Spitalit Psikiatrik Elbasan me fond 587 600 lekë; Qendra e Transferimit të Teknologjive Fushë-Krujë me fond 2 167 000 lekë; Drejtoria e Shëndetit Publik Qarkut Shkodër me fond 1 500 000 lekë; Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me fond 20 000 000 lekë; Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” me fond 750 000 lekë.
Info
Europetrol Durrës Albania sha është shoqëri anonime private me një pronar të vetëm, regjistruar në Gjykatën e Tiranës në vitin 2002 për importimin e tregtimin e nënprodukteve të naftës. Zotëron rreth 35.000 M/T kapacitete depozituese, nga të cilat rreth 30.000 janë ndërtuar në vitin 2009 në portin e nënprodukteve në Porto Romano me mundësi për t’u zgjeruar deri në 70.000 tonë. Në to mund të depozitohen tre lloje nënproduktesh. Ka një rrjet shpërndarjeje në të gjithë territorin e vendit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





