Kuvajti u ka bërë thirrje banorëve të tij që të shmangin udhëtimet e panevojshme nga mesnata e sotme (7 prill) deri të mërkurën në mëngjes.

Ky udhëzim vjen vetëm disa orë para skadimit të një ultimatumi nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump,  i cili ka kërcënuar të shkatërrojë infrastrukturën kyçe të Iranit.

“Ministria e Brendshme informon qytetarët dhe banorët (e huaj) se është e nevojshme të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin daljet, përveç në rast nevoje absolute, nga mesnata e së martës, 7 prill, deri në orën 6 të mëngjesit të së mërkurës, 8 prill”, tha ajo në një postim në platformën X.

Ministria vëren se kjo masë po merret “për arsye paraprake”.