Zv/ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ka folur për përhapjen e gripit të shpendëve në Shqipëri. Gjeci deklaroi se kjo është një sëmundje stinore që përhapet nga shpendët e egër. Ajo tha se ka nisur puna për asgjësimin e shpendëve të ngordhur ndërsa shtoi se konsumatori nuk është i rrezikuar.

Tashmë 340 mijë janë të ngordhura, 120 mijë janë për t’u asgjësuar që ndodhen në të njëjtat kapanone. Në çdo dalje që ne kemi bërë, kemi konfirmuar që procesi është bërë në bazë të legjislacionit në fuqi. Është stinore.

Kryesisht transmetohet nga shpendët e vjetër që fluturojnë. Ne nuk pretendojmë që nuk do kemi më grip. E rëndësishme është të marrim masa. Fokusi ynë është të shpëtojmë tufën e shpendëve. Është një sëmundje që nuk transmetohet te konsumatori.

Sot kemi një vatër të izoluar. Ka shpendë që kanë ngordhur. Ka edhe nga ata që janë të infektuar dhe ligji parashikon eleminimin dhe asgjësimin e tyre. Për të dyja kategoritë ka nisur procesi i eliminimit të tyre nga kapanonet.  Pjesë e dëmshpërblimit është e parashikuar në ligj dhe vjen pas një hetimi për shkak pasojë”, tha zv/ministrja.