Ndërsa Ministria e Drejtësisë është duke planifikuar një skemë amnistie prej të cilës mund të përfitojnë rreh 600 të dënuar, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, përmes një shkrese ka kërkuar bashkëpunim me këtë ministri, për të krijuar profilet e ADN-së për çdo të burgosur. 

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila bëri publike edhe kërkesën e kreut të Policisë së Shtetit. 

“Duke qenë se nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, është duke u planifikuar një skemë amnistie, është i nevojshëm bashkëpunimi për marrjen e mostrave të AND-së të të burgosurve që do të përfitojnë nga kjo amnisti në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit”, thuhet ne kërkesën e kreut të Policisë së Shtetit.   

Profili i AND do të jetë një provë fajësie e pakundërshtueshme, ndërsa të gjithë të dënuarve do tu merret një kampion biologjik. 

Ai kërkon të marrë mostrat e AND-së së të burgosurve, ndërsa thotë se do të sigurojë grupe ekspertësh, si dhe tamponë për procesin.