Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka shpallur 10 pozicione të lira në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian në Bruksel, të cilat synojnë forcimin e përfaqësimit diplomatik dhe institucional të vendit.

Pozicionet e hapura përfshijnë: Zëvendës Shef Misioni me gradën Ministër Fuqiplotë; Këshilltar për marrëdhëniet me Këshillin e BE-së dhe DG ENEST; Këshilltar për marrëdhëniet me Parlamentin Evropian; Këshilltar për Komunikimin; Koordinator i Dimensionit Sektorial me gradën Ministër Këshilltar; Këshilltar për “Shtetin e së Drejtës”; Këshilltar për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural; Këshilltar për Energjinë dhe Industrinë; Sekretar i Parë për Konvergjencën dhe Zhvillimet Makroekonomike; si dhe Sekretar i Parë për Mjedisin dhe Çështjet Sociale.

Thirrja është e hapur për nëpunës të Shërbimit të Jashtëm, punonjës të Administratës Publike, si dhe çdo qytetar shqiptar profesionist brenda dhe jashtë vendit që plotëson kriteret e përcaktuara. Aplikimet pranohen deri më 8 maj 2026.