Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar qytetarët shqiptarë që jetojnë në Rusi të kontaktojnë përmes numrave të telefonit në rast se ndodhen në situata emergjente.
MEPJ njofton se ambasada e Shqipërisë në Rusi e ka të pamundur aksesin në profilet e saj për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale.
Njoftimi i MEPJ
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur aksesin në profilet e saj në Facebook dhe Twitter.
Shtetasit shqiptarë të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre (ose të një shtetasi tjetër shqiptar) të kontaktojnë në numrin e telefonit
+7 929 968 05 38
Për të kontaktuar me Ambasadën, mund të përdorni adresën e postës elektronike: embassy.moscoë@mfa.gov.al
Gjithashtu mund të telefononi në numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po e ndjek me vëmendje situatën në Rusi dhe mbetet në gatishmëri për t’i ofruar ndihmë dhe asistencë shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen atje.