Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e fundit sa i përket situatës së COVID-19 në vend.

Sipas njoftimit zyrtarë në 24 orët e fundit janë kryer 2108 testime, ku kanë rezultuar pozitiv me virus 15 qytetarë.

Ndërkohë përgjatë këtij harku kohor nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga koronavirusi.

Lajmi i mirë është që janë shëruar 6 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,043 që nga fillimi i pandemisë.

NJOFTIMI I PLOTË I MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 15 qytetarë, në këto bashki:  4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë.

Aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,043 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Korrik 2021)
Raste të reja ditore       15
Të shëruar në 24 orë     6
Të shtruar në spitale      6
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2108

Testime totale             828,621
Raste pozitive             132,580
Raste të shëruara        130,043
Raste Aktive                        81
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            29
Elbasan           12
Fier                  11
Korçë             9
Shkodër          6
Vlorë                6
Lezhë                3
Durrës              2
Gjirokastër        2
Kukës                1