Ministria e Arsimit ka refuzuar kërkesën e studentëve për t’i rimbursuar me 100 euro në muaj, për të përballuar kostot e jetesës, si shkak i çmimeve të rritura.
Me këtë përgjigje, ata thonë se qeveria kërkon që rinia të largohet nga vendi.
“Kjo qeveri dhe kjo ministri kërkon që rinia të ikë dhe mos të jetojë në Shqipëri, sepse nuk po i mbështesin as me 100 euro për të përballuar kostot e jetesës sepse nuk mund të pasurohet një student me shumën 100 euro”.
Studentët thonë se në të tilla kushte, do t’i rikthehen protestave, pasi kostot e jetës studentore për ta janë të papërballueshme.
Në muajin shtator studentët dorëzuan në Kryeministri dhe Ministrinë e Arsimit një peticion me shumë se 6 mijë firma, ku kërkonin mbështetje financiare. Me çmimet e rritura studentëve iu nevojiten 500 mijë lekë të vjetër në muaj për të përballuar kostot e jetesës, pa përfshirë këtu tarifat vjetore të studimeve.