Në një deklaratë për media ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka rishpallur dhe një herë vendet vakante për krerët e 35 drejtorive të Hipotekave.
Në një prononcim për mediat, Gjonaj deklaroi se procesi për kandidaturat që do të plotësojnë vendet vakante të lëna në Hipoteka do të rihapet për shkak se nga faza e parë e konkursit nuk janë gjetur profesionistët e duhur.
“Ministria e Drejtësi ka bërë shpalljen për vendet vakante të drejtueseve të Hipotekave. Ka pasur kandidatura tepër të dobëta. 25% nuk plotësojnë as kushtet minimale. Janë shumë të dobëta dhe nuk arrijmë që të kemi profesionistë më të mirë të vendit. Na ka rezultuar që për shkak të kësaj cilësie të rishpallim dhe një herë vendet e lira vakante për drejtuesit e Hipotekave. Duke shtyrë afatin për 15 ditë. U bëj thirrje të gjithë profesionistëve që të konkurrojnë dhe të plotësojnë dokumentacionin e hapur. Ky proces do të bazohet vetëm në bazë të meritokracisë, dhe nuk do të pranohet asnjë qokë politike”.





