Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur sot në parlament për rrugën e Arbërit.
Sipas saj, kjo rrugë nuk mbeti një ëndërr, ashtu siç thotë Xhelal Mziu, por u bë realitet, si çdo ëndërr e qeverisë Rama.
Belinda thotë se qeveria Rama punon për të bërë realitet ëndrrat e qytetarëve, ku në mesin e qeverisë përfshin edhe veten e saj.
Belinda tha:
Flet për ëndrrat dhe thotë që rruga e Arbërtit mbeti një ëndërr. Jo. Rruga e Arbërit nuk mbeti një ëndërr, si ç’nuk mbetet asgjë një ëndërr në qeverinë Rama. Ëndrrat i kishit ju dhe detyra jonë është t’ua bëjmë ëndrrat realitet. Ne jemi këtu për t’u bërë realitet ëndrrat tuaja.





