Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, përmes një statusi në Facebook ka rrëfyer se kontakti më Zyrën e Punës e ndihmoi një të ri nga Durrësi të punësohej.

Sipas ministres, Marildo gjeti punë brenda një muaji dhe tashmë shërben në një prej resorteve turistike më prestigjioze në vendin tonë.

Postimi i plotë i ministres:

Marildo, 28 vjeç nga Durrësi, nuk e pati aspak të vështirë punësimin, brenda më pak se një muaji nga dita kur ai vendosi t’i drejtohej për asistencë Zyrës së Punës në qyetetin e tij. I pajisur me experiencë në fushën e hotelerisë dhe falë ndërmjetësimit të Zyrës së Punës Durrës, ai është tashmë i punësuar pranë një prej resorteve turistike me prestigjoze në vend, në pozicionin Menaxher Salle. #PunësimReal