Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi e ka nisur me një lajm të mirë për mësuesit mëngjesin e sotëm. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kushi shkruan se viti 2021 fillon mbarë me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%.
“Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%! Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e parreshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë! Mirënjohje për secilin ” shkruan në postimin e saj ministrja Kushi.