DURRËS, 15 maj 2015 –  Kolegji turk “Turgut Ozal” në Durrës nuk do të mbyllet. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla thotë se shkollat me financime turke në vendin tonë, veprojnë në ligjshmëri të plotë, duke plotësuar të gjitha kushtet që kërkon ligji ynë. Dy ditë më parë, gjatë vizitës në Tiranë, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan kërkoi largimin e investimeve të lidhura me lëvizjen “Gyleniste” në Shqipëri. Pjesë e saj është dhe një rrjet shkollash të mesme e të larta, ku bën pjesë dhe kolegji “Turgut Ozal” në Durrës. Kreu i dikasterit të arsimit deklaroi më 15 maj 2015:

“Ministria e Arsimit ka në kompetencë të plotë verifikimin e kritereve të ligjshmërisë. Pa dyshim, laicitetin, shkolla të sigurta, dhe ne jemi të vendosur dhe e kemi treguar me përgjegjësi që këtë e bëjmë në mënyrë korrekte dhe më të mirë të mundshme”.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/