Ministria e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga puna të Drejtores së Drejtorisë Arsimore Rajonale Vlorë, Albana Hodaj.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Arsimit sqaron se drejtoresha e DAR-it Vlorë u pezullua për shkak se refuzon që të zbatojë detyrën në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave më 1 qershor, që ka të bëjë me Task-Forcën që kontrollon veprimtarinë e fushatës politike.

Ministrja Karabina i ka dërguar edhe një paralajmërim Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, për mosbashkëpunim.

“Sjellja dhe veprimet e znj. Hodaj, përveç se në shkelje të plotë të etikës institucionale, janë në kundërshtim të plotë me përcaktimet ligjore dhe përgjegjësitë e detyrave të nëpunësve të administratës publike, të shfaqura jo vetëm në këtë takim pune të titullarit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, por edhe në drejtori të tjera rajonale të arsimit është konstatuara janë të imponuara nëpërmjet presionit të ushtuar mbi nga ta nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Plarent Ndreca”, thuhet në njoftim.