Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duhet arrestuar në flagrancë. Kështu mësohet të jetë shprehur Sali Berisha pasditen e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
“Ministrja e Drejtësisë me ekstradimin që ka bërë duhet arrestuar në flagrancë”, është shprehur ish-kryeministri, lidhur me vendimin për ekstradimin e Nazer Seitajt, financierit të klanit të Habilajve në Itali.
Gjatë kësaj mbledhjeje është diskutuar edhe për vijimësinë e reagimit opozitar pas protestës së 27 janarit, si dhe për dialogun me Greqinë.





