Pas ankesave të qytetarëve për shërbimet në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në disa qarqe të vendit, kanë vijuar edhe masat e para. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat, tha se janë shkarkuar 8 punonjës të Hipotekave, pasi janë kryer verifikime nisur nga ankesat e qytetarëve.

Ministrja Gjonaj tha se nga grupet e inspektimit u konstatuan probleme në disa Hipoteka të vendit.

“Nga grupet e inspektimit u konstatuan probleme në disa AZRPP. Probleme u konstatuan në Hipotekat në Fier, Elbasan, Shkodër, Tiranë dhe Korçë. U evidentuan zvarritje të procesit, shkelje të ndryshme”, u shpreh ministrja Gjonaj.