Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj shkruan në rrjete sociale se ekonomia në vendin tonë vijon të performojë pozitivisht.

Sipas ministres, janë arkëtuar 39 miliardë lekë më shumë në buxhetin e shtetit.

“Lajm i mirë, 39 miliardë lekë më shumë në buxhetin e shtetit. Treguesit fiskalë të janar-qershor 2021 tregojnë se ekonomia shqiptare po vijon të performojë pozitivisht. Mbetemi të angazhuar në realizimin e planit të të ardhurave dhe shpenzimeve”.