Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale “shumë herë”, siç zbuloi ajo gjatë një fjalimi në podcastin “G Spot”. Tema e intervistës ishte politika e jashtme feministe dhe fenomenet e seksizmit në jetën publike.
“Rasti #MeToo më bëri të rimendoj gjërat. Vetëm tani po e kuptoj se sa herë jam ngacmuar vetë,” pranoi zonja Baerbock dhe tregoi një incident nga koha kur ishte studente .
“Në autobusin për në shkollë, një zotëri i moshuar më vuri dorën në këmbë. E kam ende imazhin përpara, edhe pse e kisha harruar. M’u deshën pesë ndalesa për të gjetur guximin për t’u larguar. Mendova se po të thosha diçka, do të më shikonte i gjithë autobusi”, tha ministrja.
“Uaa, sa herë më ka ndodhur diçka e tillë…”, shtoi ajo.
“Turpi duhet të ndryshojë anë dhe këto çështje duhet të diskutohen hapur”, theksoi Analena Baerbock, duke dëgjuar të dhënat kërkimore në emision, sipas të cilave 60% e grave në Gjermani kanë përjetuar të paktën një formë të ngacmimit seksual në jetën e tyre.