E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian, u shpreh ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, gjatë vizitës së saj në vendin tonë.

“Do të doja të shfrytëzoja rastin për të folur për aderimin në BE. Kanadaja nuk është anëtare në Bashkimin Europian, por jemi miq si me Shqipërinë, si me Bashkimin Europian. Besoj se e ardhmja e Shqipërisë është në BE”, tha Joly, në konferencën e përbashkët me homologen Olta Xhaçka.

Gjatë 35 viteve marrëdhënie diplomatike, relatat Shqipëri-Kanada kanë njohur rritje të vazhdueshme, tha Xhaçka, që tregoi se me Jolyn diskutoi për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e mëtejshëm të tyre në fusha me interes të përbashkët.