Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, thotë se është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas dhe se rreziku për një përshkallëzim të situatës është i besueshëm.

Ministria u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen aktualisht në Ukrainë të largohen sa më parë dhe ka këshilluar që të mos udhëtohet drejt saj pasi besohet se konflikti me Rusinë po përshkallëzohet në një përplasje reale.

MEPJ ka vënë në dispozicion dhe 2 numra telefoni dhe adresat e emailit për çdo shtetas shqiptar që kërkon asistencë.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.
🔴 Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.
❗Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.
📲Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose
në adresat e emailit:
[email protected]; [email protected];
[email protected]
ℹ️ Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.