Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes mori dje pjesë në ceremoninë e inagurimit të Impiantit të Përpunimit të Granitit në Kompaninë Albamer, Xhafzotaj-Durrës, një investim prej 5 mln euro në makineri e pajisje. Ministrja Ekonomi si e ftuar nderi, preu shiritin e këtij investimi të madh të kësaj kompanie, një investim që sjell një vlerë të shtuar në ekonominë shqiptare.

​​Ministrja Ekonomi në fjalën e saj përshëndetëse në këtë ceremoni tha se kjo kompani nisi fillimisht punën si tregtuese e granitit dhe mermerit,  ndërsa sot ka kaluar në një nivel tjetër në prodhimin e tyre dhe eksportim në tregjet botërore.​​

Ministrja Ekonomi ndërsa vlerësoi suksesin e kësaj kompanie theksoi se dhe shteti, dhe veçanërisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, që ajo drejton, ka dhënë kontributin e vet në zhvillimin e sipërmarrjeve shqiptare, pasi ka lehtësuar procedurat doganore dhe lehtësirat për biznesin, duke krijuar një klimë shumë pozitive për biznesin. Ajo premtoi se mbështetja ndaj sipërmarrjes do të vazhdojë dhe në qeverisjen e ardhshme.