Ministrja e zhvillimit ekonomik, turizmit, tregtisë dhe sipërmarrjes, Milva Ekonomi ka mbajtur sot në ambjentet e Universitetit “Aleksander Moisiu” në Durrës një leksion të hapur me temë ”Sipërmarrja në Shqipëri, risi dhe sfida”, ku u trajtuan gjerësisht sfidat në të cilat po kalon sipërmarrja dhe ekonomia shqiptare në këto vite.

Në fjalën e saj, Ekonomi e vuri theksin tek mundësitë dhe sfidat e rritjes ekonomike në sektorë të tillë të rëndësishëm si turizëm apo bujqësi, të cilat i konsideroi potenciale të pashfytëzuara që në të ardhmen mund të kthehen në gjeneratorë të fuqishëm të zhvillimit ekonomik në vendin tonë.

Ekonomi përpara një auditori të gjerë me pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Biznesit pranë këtij universiteti, iu përgjigj me interes pyetjeve të tyre, të cilat konsistonin kryesisht në sfidat që përballet aktualisht sipërmarrja dhe ekonomia shqiptare. 

K.H.