Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kryer sot një inspektim blic në burgun e Fushë-Krujës. Mësohet se në fokus të inspektimit ka qenë personeli i kësaj IEPV-je, ku janë parë nga afër zbatimi i masave të sigurisë dhe parandalimin e pandemisë.
Po ashtu Gjonaj ka biseduar me disa të burgosur dhe me të gjithë ekipin e sigurisë në IEVP Fushë-Krujë.
Ministrja garantoi një linjë të hapur komunikimi me stafin e burgjeve për çdo problematikë.





