Pak minuta pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshja, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj lidhur me protestën e opozitës së bashkuar mbrëmjen e 13 prillit.
Në një deklaratë për mediat, Gjonaj u shpreh se dhuna është e patolerueshme, aq më tepër, theksoi ajo kur nxitet nga partitë politike.
“Të gjithë ata që në forma të ndryshme, nxitën ose kryen akte të dhunshme duhet të marrin dënime sipas ligjit. Është e papranueshme dhuna në çfarë do lloj proteste, por është e patolerushme kur organizohet nga partitë politike. Shqiptarët panë dhe kuptuan se protesta e djeshme si ato të muajt e fundit, nuk janë të qytetarëve por protesta të nxitura me dhunë për interesat e liderit të opozitës. Qëllimi i i tyre është i ditur, kërkohet destabilizimi i vendit, sidomos në këtë periudhë. Nga këto akte dëmtohet Shqipëria ndaj nxisim organet që të hetojnë në mënyrë të pavarur e të dërgojnë përpara drejtësisë këta persona. Këto shfaqje të dhunës e dëmtojnë Shqipërinë edhe në sytë e shteteve të tjera. Por ne do të çojmë përpara Reformën e Drejtësisë”, u shpreh ministrja.





