Tiranë, 10 qershor 2014 – Klajda Gjosha, ministrja e Integrimit Evropian është duke zhvilluar një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar.
Në njoftimin zyrtar theksohet se gjatë kësaj vizite Gjosha do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë anglezë.
Në axhendë, është planifikuar takimi me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane, David Lidington. Gjithashtu, Ministrja Gjosha do të zhvillojë një takim me Ministrin e Shtetit për Çështjet e Drejtësisë dhe të Drejtave Civile, Simon Hughes.
Ministren do ta presë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Emigracionit dhe Grupit të Politikave Ndërkombëtare, Mike Anderson.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





