Partia Demokratike ka paditur në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Padia e PD-së, e dorëzuar në SPAK nga ish-deputetët Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri vjen pak orë pasi Xhaçka i paditi ata në gjykatë për shpifje lidhur me akuzat se ka përdour helikopterin ushtarak për qëllime elektorale.

“Një fluturim shkon deri në 10 mijë euro. Kemi pritur që ministrja dhe kryeministri të reagojnë. Jemi këtu pranë SPAK. I kërkojmë të kryejë hetime të thelluara dhe profesioniste. Këto përmblidhen të tre vepra penale, shpërdorim detyre, si dhe për ushtarakët që kanë patur mundësi ta ndalojnë, duhet të përgjigjen për shpërdorim të autoritetit ushtarak”, deklaroi Albana Vokshi.