Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi gjatë një konference për media ditën e sotme se nga të dhënat e publikuara nga njësia kundër informalitetit, paga mesatare në Shqipëri ka patur një rritje të konsiderueshmë me 57%.

Sipas ministres një rritje e tillë në katër mujorin e parë të vitit 2022 vjen si pasojë formalizimit të ekonomisë.

“Për vitin 2022 pritet të kemi një reduktim të normës së papunësisë. Paga mesatare gjatë vitit të kaluar ka pësuar një rritje. Nga të dhënat e realizuara nga njësia e informalitetit kemi patur një reduktim të vendeve të punës që janë me pagë minimale, reduktimi ka qenë në nivelin 23%, ose saktësisht 59702 vende punë më pak në kategorinë e pagës minimiale.

Paga mesatare për kategoritë e targetuara, për ata tatimpagues që kanë qenë në fokus të njësisë është rritur me 57%, pra ka patur një rritje të konsiderueshme të pagës mesatare. Të gjithë këto element na bëjnë të mendojmë se në tremujorin kemi një rritje të pagës mesatare dhe kjo si pasojë e formalizimit”, tha Ibrahimaj.