Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë një lajm të bukur sot me të gjithë.
Bëhet fjalë për një foshnjë 11-muajshe, e cila vuante nga një sëmundje e rrallë, rasti i parë në Shqipëri, dhe tashmë ajo është shëruar. Vogëlushja i është nënshtruar një operacioni nga mjekët e QSUT-së e tanimë është në fazë rikuperimi.
“Një bebe 11 muajshe me një sëmundje të rrallë është shëruar dhe gëzon shëndet të plotë.
Mjekët e QSUT kanë realizuar një ndërhyrje të suksesshme për sëmundjen Moymoya tek një bebe 11 muajshe. Kjo sëmundje shfaqet shumë rrallë në Europë dhe është rasti i parë i shfaqur në Shqipëri.
B.M tashmë është në fazë rikuperimi dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve të QSUT”, shkruan ministrja e Shëndetësisë.





