*Reagon ish-kreu i Kuvendit: S’mund të vish këtu dhe të shash shtetin tënd. A jeni në vete a jo?
1dhjetor 2015 – Ka hapur debat shprehja e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë vizitës së saj në Kosovë. Duke folur mbi situatën politike në Kosovë, ajo deklaroi: “Ju keni fatin të gjykoni mbi atë çka Shqipëria ka bërë në këto 25 vite nga pikëpamja politike. Mos i bëni gabimet e shqiptarëve. Kështu që besoj se duhet të mësoni nga gabimet tona”. Por, politikanët kosovarë e kanë pritur keq këtë deklaratë. Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dalë kundër Kodhelit.
“Është një shprehje, që për të saten herë e dëgjojmë nga zyrtarë të lartë të shtetit që e përfaqësojnë – Shqipërisë? E shajnë shtetin që e përfaqësojnë? Çfarë përfaqësimi është ky? Ku i keni marrë këto mësime te çoroditura? Dhe e mundet fare, që ky të jetë përfaqësim që i duhet shtetit tuaj?
Kur shtetin e shajnë ata që do të duhej ta mbronin me fanatizëm, përkushtim e dinjitet. Shtetin që nuk do të duhej të lejonin t’ua nëpërkëmbte askush! Prej nga e mësuan ketë gjuhë këta zyrtarë të lartë të shtetit – Shqipërisë? Po thonë mos merrni mësim nga Shqipëria? Kush duhet të jetë fajtorë, nëse ne nuk duhet të mësojmë nga shteti shqiptar me histori 103 vjeçare – Shqipëria?”, ishte reagimi i Krasniqit.
Në fund bën pyetjen: A jeni në vete a jo?
/portali DurrësLajm/