6 maj 2015 – Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjobitet me 30 mijë lekë për shkelje të rregullave të qarkullimit. Në fakt, gjobën nuk e ka marrë si individ, por si institucion, pasi Kodheli me lëvizte me eskortën e saj zyrtare. Ky reagim i policisë rrugore nuk dihet a do të vinte nëse një qytetar nuk do të filmonte shkeljet e makinave zyrtare. Ai ka kapur nga makina e tij qarkullimin duke shkelur semaforin të dy mjeteve zyrtare, të cilat janë identifikuar më pas si të ministres Kodheli. Policia ka gjobitur të dy drejtuesit e mjeteve.

Edhe kolegu i Kodhelit, Saimir Tahiri reagoi në Facebook, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të ndërtuar shtetin ligjor dhe barazinë para ligjit.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”