Francë, 24 prill 2014 – Ish-partnerja e presidentit francez, Segolene Royal, e rikthyer kohët e fundit në qeveri si Ministre e Ambientit, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me disa rregullave të vendosura në dikasterin e drejtuar prej saj.
Kështu, sipas të përjavshmes Le Piont, dy janë rregullat që kanë ngjallur komente të shumta, jo vetëm në ministrinë e Royal, por edhe më gjerë.
Ministrja Royal ka kërkuar nga personeli femër veshje serioze dhe evitimin e dekolteve gjatë orëve të punës.
Në të njëjtën kohë, gjatë kohës kur ministrja do të lëvizë nëpër korridoret e dikasterit të saj, ajo do të anonçohet nga një funksionar, në mënyrë që të gjithë nëpunësit të çohen në këmbë kur kalon Royal!!!
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





