Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në mbyllje të vitit 2022 zhvilloi një takim me drejtuesit e të gjitha zyrave arsimore.
Takimi kishte në fokus për të analizuar punën e bërë gjatë këtij viti, si dhe për të diskutuar dhe adresuar problematikat e ndryshme të arsimit parauniversitar.
Gjithashtu, ministrja kërkoi marrjen e masave për një fillim të mbarë të procesit mësimor për vitin 2023, i cili nis më 5 janar.
“Në mbyllje të këtij viti zhvillova një takim me drejtuesit e zyrave arsimore të të gjithë vendit për të bërë një bilanc të punës, arritjeve të përbashkëta, por veçanërisht të problematikave që duhet të adresojmë më mirë gjatë vitit të ardhshëm. I falënderova për bashkëpunimin dhe kërkova marrjen e masave për një fillim të mbarë të procesit mësimor në datën 5 janar. Gëzuar festat”, njoftoi ministrja Kushi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.