Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zvhilluar sot një takim me abasadoren e Francës në Tiranë, Elisabeth Barsacq.

Kushi e ka uruar diplomaten franceze për detyrën e rëndësishme dhe ka ndarë me të gjithë gatishmërinë e saj për të çuar akoma më përpara nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha me interes të ndërsjellë.

 Ministrja Kushi shprehet gjithashtu se ka përcjellë mirënjohjen e qeverisë shqiptare për kontributin e vyer që Franca ka dhënë në periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19 në dobi të mbarëvajtjes së procesit mësimor.

 “Me Ambasadoren Barsacq shkëmbyem gjithashtu të njëjtat pikëpamje për të forcuar standardet e ndërveprimit mes #MASR dhe @Ambassade de France en Albanie në çështje të përbashkëta që lidhen me arsimin, sportin dhe rininë” – mbyll postimin e saj në rrjete sociale ministrja Kushi.