Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka përcjellë një videomesazh një ditë para rifillimit të mësimit nëpër shkolla.

Në video shfaqen disa nxënës që përcjellin mesazhe sensibilizuese mbi masat anticovid, teksa Kushi duke i uruar çdo mësuesi e nxënësi një fillim sa më të mbarë të mësimit, apelon fort që të vijohet me kujdes shumë të lartë.

“Më këtë video ku me shumë dashuri përcillen mesazhet e nxënësve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave anti-COVID, uroj çdo nxënës e mësues për një rifillim sa më të mbarë nesër të procesit mësimor dhe apeloj fort që të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e tyre! Suksese e mbarësi të gjithëve!“, shkruan Kushi.