Shqipëria ka siguruar dhe 200 mijë vaksina kundër gripit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ministrja shkruan se dozat e vaksinës, të cilat janë falas, janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore. Të parët që do të marrin vaksinës kundër gripit janë të moshuarit me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna.

Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve që të marrin vaksinën që të mbrohen nga gripi, i cili në sezonin e dimrit është më shumë i pranishëm.