Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka vizituar sot qytetin e Durrësit, së bashku me drejtorët e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Në një postim në rrjete sociale, Margariti ka nënvizuar se qyteti bregdetar ka një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi.
Drejtuesja e dikasterit të kulturës ka qenë në zonën arkeologjike dhe historike në qendër të Durrësit, për të cilën premton se do të “shndërrohet në më tërheqësen për qytetin, ku trashëgimia kulturore do të jetë një magnet i vërtetë ekonomik dhe turistik”.
Sipas ministres, “projekti TID Durrës do të sjellë një ndryshim rrënjësor për qytetin”.
Më 9 qershor, ministrja Margariti nënshkroi në Durrës së bashku me kryebashkiaken Emiriana Sako dhe drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) Memorandimin e Mirëkuptimit, që ka për qëllim hartimin e Planit të Menaxhimit të Integruar të Zonës Arkeologjike A dhe B të qytetit të Durrësit (2021-2027) si dhe krijimin e TID Durrësi.
Ministrja deklaroi në atë kohë se menaxhimi i integruar i Zonës Arkeologjike A dhe B, do të kontribuojë në mbrojtjen, restaurimin, vlerësimin, promovimin të trashëgimisë kulturore të Durrësit.
Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit, asnjë detaj nuk është zbardhur nga projekti TID Durrës.
Durrësi është një nga qytetet me historinë më të pasur, ku mbivendosen qytetërime e kultura, me një potencial të…
Posted by Elva Margariti on Friday, January 29, 2021





