Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e bashkisë së Durrësit Emiriana Sakon.

Në postimin e saj në “Facebook”, Margariti shkruan se kanë biseduar mbi projektet e rijetësimit të disa prej monumenteve të qytetit bregdetar.

“Me kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako për të çuar përpara punët e mira që kemi nisur për rijetësimin e monumenteve të kulturës, që nga amfiteatri, muzeu arkeologjik, TID Durrës e të tjera objekte me një rëndësi të veçantë për qytetin dhe trashëgiminë tonë kulturore”, thotë ministrja Margariti.