Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka një përvojë të gjatë si mësuese matematike. Këtë të enjte në rrjetet sociale qarkulloi një referencë për të e kohës së fakultetit ku thuhet se mesatarja e saj e përgjithshme ishte 6.8. vetë ministrja ka dhënë një shpjegim për këtë dokument në emisionin “Open” në TCH.
“Matematika s’ka qenë kurrë prirja ime. Ashtu ishte koha kur degën në fakultet ta caktonte partia. Kam shkuar në atë shkollë, madje kam tentuar ta lë një herë, por jam rikthyer aty dhe kam përfunduar shkollën. Më pas kam punuar 30 vjet në arsim, si mësuese me vullnet dhe me përkushtim. Sot nëse do të më pyesnin çfarë dege do të zgjidhja, do të zgjidhja sërish matematikë” – tha Nikolla.





