14 dhjetor 2013- Nëse kur thua “ministre”, ke thënë grua me kostum shik dhe shumë zyrtar, ja ku kemi një ministre që e thyen rregullin, ndërsa na shfaqet me minifund. Siç e shihni në foto, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi, vazhdon të preferojë pak ekstravagancë dhe sensualitet në stilin e saj të veshjes, edhe pse tashmë mban postin e ministres. Paparaci ynë e ka fotografuar Kumbaron duke ecur në Tiranë bashkë me kolegun e saj ministër, Haxhinaston, ku na bëri përshtypje kjo veshje me minifund e ministres 47-vjeçare. Ajo gjithmonë preferon veshjen “casual”, pa qenë e nevojshme të jetë patjetër mbi takat e holla dhe ky stil i shkon shumë, pasi është shtatlartë. Ndërkohë, nëse bëheni kureshtarë të dini më shumë për jetën e saj private, ju themi se ajo është e martuar me moderatorin televiziv, Aleksandër Furxhi dhe është nënë e dy fëmijëve, Sara dhe Tom.
Prej vitesh punon pedagoge në Universitet dhe mban titullin Profesore e Asociuar, të fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e Gjuhësisë. Në postin e ministres së qeverisë së majtë, Mirela Kumbaro nuk erdhi nga radhët e politikës, por nga karriera akademike dhe nga një angazhim i gjatë e aktiv në shoqërinë civile ku ka kontribuar në fushat e kulturës, arsimit dhe problemeve sociale. Ajo ka qenë emër dhe imazh i njohur në publik me pjesëmarrjen në panele të ndryshme si përkthyese, publiciste dhe eksperte ndërkombëtare për projekte ndërkulturore dhe për programe kërkimore universitare, të ndërmarra nga organizatat ndërkombëtare si Bashkimi Europian, Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë. Si një zotëruese shumë e mirë e frëngjishtes, ajo tashmë është identifikuar si përkthyesja e kësaj gjuhe edhe në konferenca të ndryshme. Me sa shihni, ajo është dhe pasionante e fundeve të shkurtra, duke na lënë të kuptojmë se politika, jeta akademike, karriera dhe minifundi mund të rrinë mjaft mirë bashkë.
/ panorama plus /





