Itali, 26 mars 2014 – Maria Elena Boschi është padyshim fytyra më e bukur e qeverisë së Mateo Renzit në Itali. Ministrja e Reformës është komentuar gjatë në media dhe rrjetet sociale pas ceremonisë së dekretimit të qeverisë së re italiane në Presidencë.

Bluja e kostumit të saj “ngjyrosi” Tuiterin dhe Facebookun për disa ditë, ndërsa komentet e të gjitha llojeve vërshuan menjëherë. Disa e cilësuan si “shumë seksi për të qenë ministre”, ndërsa pati edhe nga ata (kryesisht femra) që thanë se fundshpina e saj nuk duhej të ishte kaq e ekspozuar.

Megjithatë, ministrja tërheqëse nuk është nga ato që harrohen si çudia e tri ditëve. Ditët e fundit, ajo është sërish personazh i rrjeteve sociale, për shkak të modifikimit të fotos së shkrepur në Presidencë. Modifikimi është bërë në mënyrë të tillë që nuk të bën të dyshosh mbi vërtetësinë e fotos.

Por ky është thjesht versioni si do të donin ta shihnin shumë prej admiruesve të saj. Ajo vetë thotë se fiziku i saj është meritë e geneve të nënës dhe babait dhe më e rëndësishmja: nuk do të gjykohet për pamjen e jashtme, por për punën që bën.