Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburuvic në një prononcim për gazetën ‘Blic’ në Beograd, ka folur për çështjen e ekstradimit të Ballist Morinës nga Kroacia. Ministrja ka deklaruar se pas vendimit të gjykatës tashmë pritet fjala e fundit nga ministri i Drejtësisë, por nuk ka afat se kur mund të shprehet.
“Tani për tani nuk ka asnjë informacion kur do të vendosë ministri i Drejtësisë së Kroacisë, nëse do të japë pëlqimin për ekstradimin apo jo”, tha Nela Kuburuvic. Ministrja thotë se vendimi mund të merret në çdo moment në afatin njëvjeçar.
Ballist Morina ndodhet në paraburgim në Dubrovnik që nga qershori i vitit 2017 kur u arrestua pas një mandat arresti serb për ngritjen e dronit në ndeshjen Serbi-Shqipëri në tetor 2014. Drejtësia kroate vendosi pro ekstradimit, por tashmë duhet të vendosë ministri i Drejtësisë nëse do të ekstradohet apo jo në Serbi.