Në muajin shkurt të këtij viti, serbja Dijana Zivic mori detyrën e ministres së Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural. Ajo zëvendësoi Nenad Rikallon, emri i të cilit ishte përfolur për keqpërdorime në këtë ministri, ndërsa pak ditë pas formimit të qeverisë së Kosovës në muajin shtator të vitit 2017, disa qytetarë të një lagjeje të Prishtinës, u thanë mediave sesi Rikallo, ka keqtrajtuar e torturuar qytetarët shqiptarë dhe gjatë luftës ishte pjesë e forcave të armatosura serbe.
Por ndryshe duket se mendon Zivic, e cila mori detyrën nga kryeministri Ramush Haradinaj. Ajo është treguar patriote e vërtetë kur u paraqit me flamurin e Kosovës në dorë në një pritje të organizuar nga Qeveria e Kosovës.
Në Ditën e Komunitetit Turk, në një koktej rasti, Zivic u paraqit pranë kolegëve ndërsa në dorë shihet të ketë flamurin e Kosovës.