Tërheqjen e Kosovës nga procesi i anëtarësimit në Interpool e ka shfrytëzuar ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuboroviç për t’ia dhënë meritat vetes dhe Qeverisë së shtetit të saj.

Duke u prononcuar për mediat, ministrja serbe ka thënë se dikasteri që ajo e udhëheq e ka bërë të mundur që Kosova të tërhiqet nga procesi i anëtarësimit, transmeton “Indeksonline”.

“Ne si ministri, unë si ministri dhe gjithë Qeveria ka bërë çfarëdo që është e mundur dhe ka luftuar me të gjitha forcat që të binden shtetet të mos e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Interpol”, ka thënë Kuboroviç.

Sipas saj, është fitore e Serbisë që Kosova duke mos qenë pjesë e Interpolit mund të ngrenë aktakuzë por nuk mund të lëshojnë urdhër për arrest sepse nuk janë anëtarë.