Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet e saj sociale, mbi masat dhe rregullat në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka përcjellë se si do të jetë mënyra e qëndrimit dhe mësimit në klasë.
“Gjatë qëndrimit dhe mësimit në klasë, pa diskutim nxënësit dhe mësuesit do t’iu nënshtrohen rregullave strikte që kanë në fokus ruajtjen e shëndetit të gjithsecilit”, shprehet Shahini teksa video shoqëruese jep në vija të përgjithshme mënyrën e qëndrimit dhe mësimit në klasë.
Gjatë procesit mësimor, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, në 2 metra.
Ndërkohë brenda klasës, nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5 metra larg njëra-tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera.