Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka takuar sot ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim

Në një postim në Facebook, Spiropali ka publikuar disa foto nga takimi ndërsa shkruan:

“Me kënaqësi prita sot në zyrë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Raportet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, partneriteti solid si aleatë të NATO-s, mbështetja e çmueshme që SHBA ofroi e vijon të ofrojë në ngritjen superstrukturave të #DrejtësisësëRe, të cilat sollën në zinxhir efekte pozitive në aplikimin e Ligjit Special “Anti-KÇK”, si dhe rruga jonë përvijuese drejt integrimit në familjen evropiane, ishin piketat që vijëzuan takimin e këndshëm me Ambasadoren Kim.”