Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar Greqinë që sot feston 200-vjetorin e Pavarësisë.

Ministrja Xhaçka i ka shprehur urimet homologut të saj grek, Nikos Dendias si dhe popullit e qeverisë të shtetit fqinj.

Kryediplomatja Xhaçka shprehu gatishmërinë e saj për një angazhim të mirëfilltë në forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.