Një shtëpi 3-katëshe është shembur në pak sekonda pasi minjtë kishin brejtur themelet e banesës.

Pamjet dramatike tregojnë momentin kur ndërtesa në pak sekonda shembet, në afërsi të tempullit Mankameshwar në Agra, India veriore.

Në themelet e shtëpisë, brejtësit kishin ndërtuar folenë e tyre. Për fat të mirë, pronari i shtëpisë dhe 8 anëtarët e tjerë arritën që të largoheshin në kohë për shkak se e dinin që ndërtesa ishte e pasigurtë.

Kacheri Ghat, është një nga lokalitetet e shumta në qytetin historik të Agra të cilat janë prekur nga pushtimi i brejtësve.

"Themeli i shtëpisë ishte zbrazur tërësisht”, tha këshilltari i Peepal Mandi Ravi Mathur për The Times of India.